17.8 C
Pristina
Tuesday, June 28, 2022

Çmendet moti në Evropë, temperaturat deri në 50 gradë në Spanjë

Vala e të nxehtit që ka pushtuar Evropën jugore dhe perëndimore për shumë ditë, me temperatura ekstreme po shkon drejt Francës lindore dhe Zvicrës.

Në Francë u regjistruan temperatura mbi 40 gradë, po ashtu edhe në Spanjë, ku kanë shpërthyer vatra të ndryshme zjarri. Ndërsa në Gjermani janë shënuar 38 gradë.

Shërbimi i Menaxhimit të Emergjencave të Komisionit të BE-së, Copernicus, raportoi se rreziku i zjarreve është “ekstrem” dhe “shumë ekstrem” në Sardenjë, Siçili dhe pjesë të tjera të gadishullit të Italisë, në pjesën më të madhe të Spanjës, si dhe në luginën franceze të lumit Rhone.

Në Andaluzi të Spanjës temperaturat kanë shkuar deri në 50 gradë.

Ndërkohë në Castile dhe Katalonjë, termometri ka shënuar 40 gradë, duke regjsitrua kështu temperatura rekord.

Të fundit
Lajme të lidhura