14.4 C
Pristina
Tuesday, September 27, 2022
- Advertisement -

Clinton i del në mbrojtje kryeministres finlandeze, publikon një pamje duke vallëzuar

Ish sekretarja e shtetit, Hillary Clinton, i ka dalë në mbrojtje kryeministres finlandeze Sanna Marin, e cila është në qendër të mediave pasi i dolën disa video duke vallëzuar në një aheng me miqtë e saj.

- Advertisement -

Ajo në Twitter ka shpërndarë një fotografi, ku shihet duke vallëzuar, siç thotë ajo, derisa ishte në një takim si sekretare e shtetit.

“Siç ka thënë Ann Richards, “Ginger Rogers bëri gjithçka që bëri Fred Astaire. Ajo e bëri atë vetëm mbrapsht dhe me taka të larta”. Këtu jam unë në Kartagjenë ndërsa isha atje për një takim si Sekretare e Shtetit. Vazhdoni të kërceni, @marinsanna.”, ka shkruar Clinton.

Postimin e Clinton e ka shpërndarë vetë kryeministrja Marin, e cila e ka falënderuar ish-kandidaten për presidente të SHBA-së

- Advertisement -

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -