8.1 C
Pristina
Friday, October 7, 2022
- Advertisement -

Clark: Gligorovi më tha më 1999 se shqiptarët nuk janë si boshnjakët, nuk durojnë, do të luftojnë

Ish-komandanti i lartë i NATO-s, Wesley Clark, i cili drejtoi fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe në vitin 1999, në një deklaratë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe, kishte treguar se si gjatë një bisede me presidentin e atëhershëm të Maqedonisë, Kiro Gligorov

- Advertisement -

Gligorov i kishte thënë se “shqiptarët nuk janë si boshnjakët” dhe se “ata nuk durojnë, do të luftojnë”.

“Presidenti maqedonas, Kiro Gligorov, më thirri dhe më tha: ‘E dini, do të keni problem të madh në Kosovë. Atje do të bëhet Iuftë, sepse shqiptarët nuk janë si boshnjakët: ata nuk durojnë. Ata do të Iuftojnë’. Dhe, kështu ndodhi, Iuftimet nisën”, kishte thënë Clark në këtë bisedë.

Më tej, ai tregon se si Ambasadori Richard Hoblrooke kishte shkuar në qershorin e vitit 1999 për takim me Slobodan Milosheviqin.

- Advertisement -

“Më lidhi me telefon me Millosheviqin, të cilin e njihja nga koha e Daytonit dhe i thashë: ‘Ju lutem, mos ia bëni këtë popullit shqiptar’. Ai më tha: ‘Gjeneral Clark, këta janë njerëzit e mi. Unë nuk do t’i Iëndoj’. Natyrisht, kjo ishte gënjeshtër, sepse spastrimi etnik tashmë po ndodhte”, kishte deklaruar Clark.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -