7.7 C
Pristina
E mërkurë, 7 Dhjetor, 2022
- Advertisement -

Çka folën Kurti, Sveçla e Bislimi për disa minuta pas homazheve te Dehari

Kryeministri i Republikës së Kosovës bashkë me shefin e ekipit negociator për dialogun, Besnik Bislimin dhe kreun e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla pasi kanë përfunduar homazhet tek varri i Astrit Deharit, janë parë teksa kanë biseduar të ndarë nga pjesa tjetër e anëtarëve dhe pjesëtarëve të kabinetit të Qeverisë.

Diskutimi i tyre ka zgjatur disa minuta, derisa më pas kanë vazhduar me veturat e tyre dhe janë larguar nga Zllatari.

- Advertisement -

Edhe pasi kryeministri Albin Kurti ka hipur në veturën e tyre zyrtare, Sveçla dhe Bislimi kanë vazhduar edhe pak diskutimin e tyre.

Për shkak të vendimit të Qeverisë për targat dhe suspendimit të drejtorit të Policisë në veri ka pasur paralajmërime për tensione në veri.

Mbrëmë vonë në Beograd ka qëndruar emisari sllovak, Miroslav Lajcak, i cili ka takuar kreun e shteit serb, Aleksander Vuçiq. Lajcak ka thënë se pret sjellje të përgjegjshme nga të gjithë në shërbim të qetësisë dhe sigurisë derisa ka thënë se dhuna duhet të shmanget.

- Advertisement -

Në orën 12:00 në Zveçan do të mblidhen përfaqësuesit e Listës Serbe të cilët do të diskutojnë për propozimin e kreut të tyre Goran Rakiq për dalje nga institucionet e Republikës së Kosovës. Gjithashtu sot “Srpska” do të organizojë edhe një protestë për të kundërshtuar suspendimin e Nenad Gjuriq.

Ndërkohë sot në Beograd është duke u mbajtur takimi i Vuçiq me Qeverinë e Serbisë ku po diskutohet një raport pas bisedave që kanë zhvilluar me serbët në veri. Vuçiq ndërkohë do të zhvillojë sot takime edhe me ambasadorët rus dhe kinez dhe me përfaqësues të kishës ortodokse serbe./Express/

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -