Ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj, i cili është arrestuar nga autoritetet serbe të premten në pikën kufitare në Merdarë, i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaj në Serbi.
Avokati, Xhevdet Smakiqi ka thënë se mbrëmë është njoftuar nga avokati i caktuar sipas detyres zyrtare në Serbi për klientij e tij, Dasak Dakaj, se i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh dhe se ai do ta ushtron ankesë kundër këtij aktvendimi.
“Hasan Dakaj, sipas avokatit nga Serbia dyshohet nga Prokuroria e Serbisë për veprat penale nga neni 142 i Ligjit Penal të Jugosllavise për kohen e vitit 1999 kur ishte 19- vjeçar”, ka thënë Smakqi për IndeksOnline.
closevolume_off
Më tutje, Smakiqi ka thënë se sipas deklarimeve të Hasan Dakajt, ai ka mohuar kategorikisht fajësinë dhe se Prokuroria e Serbisë e ka ngatërruar në identitet me dikend tjetër, sepse ai nuk është presoni që pretendojnë.