Vlora Çitaku, nënkryetare e PDK-së, sot ka mbajtur një konferencë për media, ku ka folur për rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Ajo tha se Kurti e Osmani po e mbrojnë me shumë pasion Berishaj, që sipas saj, nuk do e bënin pa një hall të madh.
“Një gjë është shumë e qartë, pa një hall të madh kryeministri dhe presidentja nuk do ta mbronin me kaq pasion ambasadorin Berishaj. E tërë kupola e shtetit i është vënë në mbrojtje. Nëse ata vërtetë besojnë në pafajësinë e tij, gjëja e parë që duhet ta bëjnë është lirimi nga detyra në mënyrë që prokuroria të jetë e lirë ta bëjë punën e vet”, tha ajo.