8.4 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Cili është më bashkëpunues, Kurti apo Vuçiqi? – Hill qeshet dhe jep një deklaratë interesante

- Advertisement -

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill ka thënë se Serbia tashmë ka bërë zgjedhjen e saj, duke zgjedhur Perëndimin para Rusisë. Sipas Hill, lidhjet e Serbisë me Rusinë po dobësohen ditë për ditë.

Kur është pyetur nga gazetarja e televizionit N1 në Serbi, se cili është më bashkëpunues, kryeministri i Kosovës Albin Kurti apo presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ambasadori amerikan ka qeshur.

- Advertisement -

Ai, më pas ka aluduar se po të përgjigjej në këtë pyetje nuk do ta ndihmonte procesin negociator.

“Nëse duke iu përgjigjur kësaj pyetjeje do t’i ndihmonte procesit negociator, do të përgjigjesha, por po ia lë imagjinatës suaj”, ka thënë Hill.

- Advertisement -

Ai ka theksuar se prokupimi kryesor për përmbushjen e Marrëveshjeve të Brukselit, është themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Mendoj se ka nevoje urgjente që secili të pajtohet në këtë çështje dhe ta kuptojë se kur zotoheni për diçka, duhet ta respektoni”, ka thënë tutje ai.

Sipas Hillit, Serbia tashmë ka vendosur që të kthehet drejt Perëndimit.

- Advertisement -

“Serbia tashmë ka vendosur që të kthehet kah Perëndimi, dhe mendoj se është frustruese për shumë serbë që ky proces po zgjat kaq shumë”, ka thënë ai.

Hill ke deklaruar se pala serbe i është qasur me konstruktivitet planit evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -