fbpx
-9 C
Pristina
E enjte, 9 Shkurt, 2023

Cila është arsyeja e vërtëtë e histerisë së Vuqiqit për emërimin e Rashiqit, sipas Blerim Velës

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Këshilltari i presidentes së Kosovës, Blerim Vela ka reaguar pas vendimit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq për anulimin e pjesëmarrjes në samitin BE-Ballkan Perëndimor, që mbahet në Tiranë më 6 dhjetor.

Vuçiq tha se këtë vendim e mori pasi që kryeministri i Kosovës Albin Kurti, emëroi Nenad Rashiqin ministër për Kthim dhe Komunitete si dhe Rada Trajkoviqin si këshilltare e tij.

Por, sipas Velës, kjo nuk është arsyeja e vërtetë e histerisë së tij dhe Vuçiq po mundohet të fshihet pas saj.

- Advertisement -

Vela ka thënë se Vuçiq po përpiqet që ta shmangë vëmendjen nga emërimi i Aleksandar Vulinit si shef i Shërbimit Sekret të Serbisë (BIA), i cili sipas tij, është një lakej rus.

“Histeria e Vuçiqit është një tentim i dështuar për të fshehur arsyet e vërteta për të marrë pjesë në samitin BE-BP në Tiranë. Ai po do ta shpërqendrojë vëmendjen nga emërimi i Vulinit, një lakej rus, si shef i shef i shërbimit sekret. Deklarata e samitit kërkon nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Serbinë, që t’i bashkohen BE-së në sanksionet ndaj Rusië”, ka shkruar Vela.

- Advertisement -

Të fundit

Grabiten kamionin me ndihma që Fenerbahçe dërgoi për të prekurit nga tërmeti, arrestohen nga Policia turke

Pas fatkeqësisë së tërmetit, një grup personash kanë grabitur kamionin me ndihma që Fenerbahçe dërgoi për të prekurit nga...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -