3.1C
Pristina
25 Shkurt, 2021 - 02:27

Çfarë u tha Albin Kurti serbëve në Shtërpcë? Tregon Nenad Rashiq

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti të shtunën e kaluar qëndroi në komunën e Shtërpcës.

Në këtë vizitë “krahë i djathtë” i Kurtit ishte kryetari i Partisë Demokratike Progresive Nenad Rashiq, i cili zyrtarisht mbështet Nismën Qytetare për “Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë”.

Kurti kishte deklaruar se në Shtërpce kishte biseduar me grupin e qytetarëve serbë dhe shqiptarë, të cilët sipas tij i ka bashkuar kauza për mbrojtjen e lumit të tyre nga ndërtimi i një hidrocentrali të vogël.

Gazeta Online “Reporteri.net” ka biseduar me Nenad Rashiqin i cili ka treguar hollësisht se çfarë kanë biseduar me Kurtin në takimin që zhvilloi me të në Shtërpcë.

“Të shtunën kemi qenë në një vizitë në Shtërpce, ku kemi biseduar me banorët për shqetësimin e tyre për ndërtimin ilegal të hidrocentralit që e ka dëmtuar ekosistemin”, tha Rashiq, duke shtuar se uji i pijshëm në këtë pjesë po rrezikon qytetarët.

“Shkuam atje me një mesazh të qartë që do të punojmë së bashku për ta eliminuar rrezikun për qytetarët, që ta vejmë situatën në normalitet që të përdorin të gjithë qytetarët ujë të pijshëm”, tha ai.

Rashiq tha se tema e dytë që ka biseduar me Kurtin ka qenë fuqizimi ndërmarrjeve të industrisë në hotelieri e turizëm.

Ai thotë se nuk ka pasur kurrfarë mesazhi tjetër përveç problemeve lokale, pra problemet që përballet serbët dhe shqiptarët atje.

I pyetur se nëse është i gatshëm të bëhet sërish këshilltar i Kurtit në Kryeministri, nëse ky i fundit vije sërish si kryetar qeverie, Rashiq thotë se nuk kanë biseduar konkretisht për një gjë të tillë.

“Nuk kemi pasur biseda konkrete”, thotë Rashiq.

Kujtojmë se Kurti sa ishte kryeministër me datën 2 prill e emëroi Rashiqin këshilltar politik dhe drejtor i komunitete.

Por Rashiq nuk qëndroi gjatë në këtë pozitë, ai dha dorëheqje vetëm pas 21 ditësh, konkretisht më datë 23 prill, pasi ishte ngritur aktakuzë ndaj tij nga Prokuroria Speciale e Kosovës dhe ndaj 3 ish-ministrave të qeverisë Thaçi 2 për faljen e katër hidrocentraleve gjatë privatizimit të distribucionit të KEK-ut.

Nenad Rashiq kishte deklaruar në një konferencë për media pasi dha dorëheqjen se i vjen keq që ka ardhur situata deri këtu, duke shtuar se është i pafajshëm.

Kurse Kurti poashtu në këtë konferencë kishte thënë se befason fuqishëm në pafajësinë e Rashiqit

Të fundit

Të tjera nga rubrika