11 C
Pristina
E mërkurë, 16 Tetor, 2024

“Çfarë prisni?- që të hyja me tanke…”, Vuçiq kapet keq me gazetarin e N1 pasi e pyet për çështjen e targave në Veri

- Advertisement -

Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq edhe një herë e ka sulmuar gazetarin e televizionit N1 i cili e ka pyetur për çështjen e targave të veturave në veri të Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

Vuçiq i është përgjigjur sërish gazetarit të N1 me tone të ashpra, duke thënë se marrëveshja për targat s’ka afate, siç edhe e ka konfirmuar Peter Stano.

Kreu i shtetit serb i është drejtuar gazetarit të N1 duke i thënë se “çfarë prisni?- të hyja me tanke dhe pastaj të thoshe na ktheve në vitet e 90-ta”.

- Advertisement -

“Po ju kujtoj, dje më keni bërë të njëjtën pyetje në Novi Pazar, dhe unë nuk kam problem me këtë, e kam problem me realitetin në të cilin dikush diskriminon popullin serb dhe nuk u jep mundësinë serbëve të kenë për çfarë është rënë dakord. Dhe Peter Stano konfirmon çdo fjalë timen dhe thotë se marrëveshja për tabelat është e kufizuar në kohë dhe nuk ka afate. Çfarë prisni të bëj: të hyja me tanke dhe pastaj të thoshe – na ktheve në vitet ’90. Nëse luftoj përmes negociatave, atëherë – siç mund ta shihni, nuk mjafton”, ka thënë Vuçiq, shkruan N1.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -