16.7 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

Çfarë po ndodh/ Raportohet se Lajçak është nisur drejt Kosovës (FOTO)

Ndërmjetësi i dialogut Kosovë-Serbi nga Bashkimi Evropian, Miroslav Lajçak, do ta vizitojë sërish Kosovën.

Lajçak është parë sot në aeroportin e Varshavës, duke udhëtuar për në Kosovë.

- Advertisement -

Vizita e tij në Kosovë nuk është paralajmëruar nga BE dhe as nga vetë diplomati evropian.

Demokracia.com i ka siguruar disa fotografi të Lajçakut, para para nisjes së tij drejt Kosovës.

- Advertisement -

Lajçak ishte në Kosovë edhe javën e kaluar. Ai bashkë me këshilltarët për politikë të jashtme të Kancelarit të Gjermanisë dhe Presidentit të Francës zhvilluan një vizitë zyrtare në Kosovë e Serbi.

- Advertisement -

Lajçak, i shoqëruar nga Jens Plotner dhe Emanuel Bonne, sqaroi publikun për temat e diskutuara.

“Siç e patë, ne sapo kaluam më shumë se dy orë me kryeministrin Albin Kurti, duke diskutuar për dialogun dhe se si të rritet dinamika në proces dhe të çohet procesi përpara. Ishte një diskutim shumë i thellë dhe i rëndësishëm dhe mendoj se do ta kuptoni që nuk mund të hyjmë në detaje sepse, natyrisht, të njëjtin diskutim do ta kemi më vonë sot me Presidentin Aleksandër Vuçiç, prandaj them se kemi përfunduar pjesën e parë të misionit në Prishtinë”.

Lajçak bashkë me emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kanë vizituar Kosovën dhe Serbinë në fund të muajit të kaluar.

Përpjekjet e ndërmjetësve ndërkombëtarë janë intensifikuar shumë kohëve të fundit në përpjekje për të gjetur një zgjidhje ndërmjet Kosovës e Serbisë.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -