9C
Pristina
5 Mars, 2021 - 01:59

Çfarë po ndodh në brezin kufitar Kosovë – Serbi: Vendoset Ushtria serbe

Banorët e fshatit Breznicë të Komunës së Bujanocit japin alarmin se Ushtria e Serbisë është vendosur brenda fshatit, ku edhe kanë shtuar partullimet, duke shtuar frikën tek banorët.

Ky lokalitet shtrihet rreth pesmbëdhjetë kilometra në veri të Komunës së Bujanocit apo në brezin kufitar me Kosovën, konkretisht fshatrat e Komunës së Kamenicës apo rrethinën e Karaqevës.

Breznica, ka 620 banorë rezident deri sa me ata të diasporës numri i tyre arrin në dy mijë.

Ky është fshati i treti më i madh në Komunën e Bujanocit, pas Tërnocit e Bilaqit.

Kryetari i Bashkësisë Lokale, Nazim Hajdini, tha se sic e keni vënë re para ca ditëve ushtria serbe është vendosur prapë në brendi të fshatit Breznicë, tek vendi i quajtur “Quka e Daullit”.

Poashtu, patrullimet nëpër fshat janë shtuar shumë duke provokuar pa masë e duke nxitur frikë tek Breznicasit.

“Në cilësinë e kryetarit të Bashkësisë Lokale në Breznicë, ju ftoj juve bashkëfshatarë të ruani qetësinë dhe t‘i shmangeni çdo provokimi të tyre”, tha Nazim Hajdini.

Ai shtoi se provokimet e tilla nga shteti i Serbisë për të lëshuar trevat tona nuk do të kenë sukses. Ne kemi banuar, banojmë dhe nuk do ta lëshojmë me asnjë cmim vendlindjen tonë.

Kryetari i Bashkësisë Lokale, Nazim Hajdini, tha se është fakt që shteti i Serbisë po provokon me qëllim që ne ta lëshojmë vendlindjen tonë, por tentimet e tilla janë të panevojshme dhe do të jenë të pasuksesshme.

Ai shtoi se Breznica është e shqiptarëve dhe asnjë provokim nuk do të ndikojë që ne të shpërngulemi nga toka e baballarëve tanë.

Të fundit

Të tjera nga rubrika