fbpx
-9 C
Pristina
E enjte, 9 Shkurt, 2023

Çfarë po ndodh? Lajçak në Kosovë, Qeveria: S’ka kërkesë për takim me Kurtin

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Lajcak pritet që sonte të vijë në Prishtinë, por Zyra e Kryeministrit njofton se Kurti nuk ka takim me të.

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, pritet të vijë sot në Prishtinë – për herë të dytë brenda javës.

Por, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, thotë se Lajcak nuk ka lënë takim me Kryeministrin Albin Kurti.

- Advertisement -

“Për takimet e Kryeministrit Kurti me z. Lajcak njoftoheni gjithmonë paraprakisht. Ne nuk kemi pranuar ndonjë kërkesë zyrtare nga z. Lajcak për takim me kryeministrin Kurti”, ka thënë Kryeziu për T7.

Nëse ardhja e Lajcakut ndodh siç është raportuar në media, kjo do të ishte një vizitë e pazakontë, pasi në secilën herë, ai është takuar me Kryeministrin Kurti, si përgjegjës për bisedimet në emër të Kosovës.

Lajcak ka qëndruar në Prishtinë të premten që shkoi bashkë me një ekip diplomatësh evropianë dhe përfaqësuesin amerikan, Gabriel Escobar.

- Advertisement -

Të fundit

Grabiten kamionin me ndihma që Fenerbahçe dërgoi për të prekurit nga tërmeti, arrestohen nga Policia turke

Pas fatkeqësisë së tërmetit, një grup personash kanë grabitur kamionin me ndihma që Fenerbahçe dërgoi për të prekurit nga...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -