3.3 C
Pristina
E diel, 27 Nëntor, 2022
- Advertisement -

Çfarë ndodh nëse 10 deputetët e tjerë të Listës Serbe s’e pranojnë mandatin e deputetit?

10 ulëset e dedikuara për deputetët e Listës Serbe, tash e disa muaj, janë të zbrazëta në Kuvendin e Kosovës. Në gjendje të njëjtë pritet të jenë edhe për një kohë, pasi ata dorëzuan mandatet që iu besuan, si formë e kundërshtimit të vendimit të ekzekutivit për fletëqortimet për targat ilegale.

- Advertisement -

Megjithatë, mungesa e tyre nuk u vërejt nga kolegët të cilët po zhvillonin seancën e radhës.

Por, të dorëhequrit do të zëvendësohen, pasi të ndiqen disa procedura ligjore.

Kërkesën në fjalë kryeparlamentari Glauk Konjufca, ia kishte proceduar presidentes, ditën e dorëheqjes së deputetëve.

- Advertisement -

Edhe shefja e shteti tashmë e ka përcjell atë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

10 të dorëhequrit nga Lista Serbe pritet të zëvendësohen me 10 kandidatët e tjerë nga ky subjekt politik.

Por çfarë ndodhë nëse edhe këta të fundit nuk pranojnë.

- Advertisement -

Sipas Cakollit nëse Lista Serbe nuk i zëvendëson deputetët e dorëhequr në kandidatë të tjerë, atëherë ato vende mund të zihen nga kandidatë të partive të tjera, që kanë fituar numër më të madh të votave.

Deputetët e rinj duhet që brenda 3 seancave të rregullta të Kuvendit të jpain betimin, në të kundërtën mund t’ju pushohet mandati.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -