9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Celulari i hedhur nga dritarja gjatë tërmetit, “shpëtimtari” i 4 jetëve

- Advertisement -

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në qytetin e Malatya, një nga zonat më të goditura nga tërmeti i 6 shkurtit.

Mrekullia ka ndodhur në një apartament në lagjen “Niyazi Misri”, ku katër persona janë shpëtuar të gjallë falë celularit të tyre.

- Advertisement -

Gjatë momentit të tërmetit, njëri prej tyre ka hedhur nga dritarja celularin e tij personal, i cili ka përfunduar disa metra larg pallatit, që u shemb plotësisht nga tërmeti. Ishte një qytetar, pjesë e ekipeve të kërkim-shpëtimit, që pikasi celularin që i binte zilja diku të hedhur në tokë.

Nga ana tjetër e celularit ishin të afërmit e katër personave që kishin mbetur nën rrënoja, që kërkonte të fliste dhe të merrte vesh për fatin e tyre.

- Advertisement -

Kjo bëri që, personi që gjeti celularin të lajmërojë pjesëtarët e tjerë të shpëtimit, të cilët nisën të gërmojnë.

Babai i shqetësuar për fatin e gruas, dy vajzave dhe djalit të tij i tha të huajit që gjeti celularin që të nisnin kërkimet sepse të gjithë ata kanë qenë aty brenda dhe janë mes rrënojave.

Ata u nxorën fatmirësisht shëndoshë e mirë nga rrënojat dhe janë jashtë rrezikut për jetën, kjo falë celularit.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -