28.7 C
Pristina
Wednesday, June 12, 2024

Çeku: Po e them për herë të parë, çka më tha më 1999 gjenerali Clark për UÇK-në

- Advertisement -

Ish komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku tregoi se si fillimisht konsideroheshin terroristë e më pas morën besimin e Perëndimit.

- Advertisement -

“Vazhdimisht ne kemi kriju besim. Në verën e vitit 1998 ka qenë një vlerësim i gabuar për UÇK-në. Disi kanë ardhë në përfundim që do ta vazhdojnë në mënyrë paqësore bashkëpunimin me ndërkombëtarët”, tha Çeku.

Për herë të parë ish komandanti i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së tregoi se çka e këshilloi Welsey Clark, gjenerali i pensionuar amerikan, i cili e ka udhëhequr fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe më 1999.

- Advertisement -

closevolume_off
“Në atë verë, UÇK-ja u riorganizua më mirë, me batalione dhe u kthy si faktor relevant, tu e pasë këtë rol edhe u ftuam në Rambuje. Po e them për herë të parë, në kohën kur bisedonim për transforimin kishim kërkesa të mëdha e të ndryshme. Gjenerali Clark nuk fliste shumë, shkruante dhe vizatonte. Më tha keni fillu si rebelë, jeni njoftë si ushtarë paqësorë dhe tash po ju shohim si parnterë”, shtoi ai.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -