7.3 C
Pristina
E diel, 3 Nëntor, 2024

​Çarja e Tokës pas tërmetit në Turqi e Siri dallohet edhe nga hapësira

- Advertisement -

Satelitët kanë arritur të filmojnë çarjen e madhe që është krijuar në Tokë si pasojë e tërmeteve të fuqishme që goditën javën e kaluar Turqinë juglindore, duke shkaktuar mbi 40 mijë viktima në Turqi e Siri.

- Advertisement -

Të dhënat u morën nga sateliti Sentinel-1A i Bashkimit Evropian teksa kalonte nga veriu në jug mbi Turqinë në një gjatësi prej 700 km.

Sentinel mban një instrument radar që është në gjendje të shohë tokën ditën dhe natën. Ai po skanon këtë rajon të botës të prirur ndaj tërmeteve, duke gjurmuar ndryshimet që shpesh janë shumë delikate në sipërfaqen e Tokës.

- Advertisement -

Studiuesit përdorin teknikën e interferometrisë për të krahasuar pamjet “para” dhe “pas”. Ngjyrat e kuqe përshkruajnë lëvizjen drejt satelitit që nga fluturimi i fundit mbi vend, ngjyrat blu regjistrojnë largimin nga anija kozmike.

Është shumë e qartë se si toka është deformuar përgjatë dhe pranë vijës së thyerjes së Anadollit Lindor. Si për tërmetin me magnitudë 7.8 që goditi i pari të hënën ashtu edhe për ngjarjen me magnitudë 7.5 lëvizja është “në të majtë”.

- Advertisement -

Harta Sentinel do t’i ndihmojë shkencëtarët të kuptojnë saktësisht se çfarë ndodhi të hënën dhe kjo njohuri do të krahasohet në modelet e tyre për mënyrën se si funksionojnë tërmetet në rajon dhe vlerësimet e rrezikut që autoritetet turke do të përdorin ndërsa planifikojnë rimëkëmbjen.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -