5.8 C
Pristina
E martë, 29 Nëntor, 2022
- Advertisement -

Canak thyen shpresat e kundërshtarëve të Kurtit: Deklarata për rekrutimin e Kurtit nga ShesheIi ishte sarkazmë

Politikani liberal nga Vojovodina, Nenad Canak, në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express ka thënë se deklaratat e tij në një emision në “Tv Happy”, se radikali serb Vojisllav Sheshel e kishte “rekrutuar” Albin Kurtin gjatë kohës sa ky i fundit kishte qenë në burg janë vetëm sarkazmë dhe asgjë më shumë.

- Advertisement -

“Ishte sarkazmë. Asgjë tjetër”, ka thënë shkurtimisht Canak për Gazetën Express.

Canak ndryshe njihet për raportet të mira me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin.

Politikani liberal serb që është ndër të paktët që përkrahë pavarësinë e Republikës së Kosovës kishte qëndruar për vizitë në Prishtinë më 28 qershor të vitit 2021.

- Advertisement -

Në takimin me kryeministrin kosovar, Canak kishte diskutaur edhe çështjen e personave të pagjetur./GazetaExpress/

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -