Historiani Jusuf Buxhovi ka thënë se ai është shumë i dëshpëruar në sloganin që e kanë bërë LDK-ja.
Sipas tij slogani ‘Rruga e re’ nuk është e duhura pasi LDK-ja ka një rrugë ideologjike nuk ka rrugica.
Ai gjithashtu ka komentuar edhe kryetari e LDK-së, Lumir Abixhikun duke e quajtuar lider i ri që sillet si menaxher i një klubi futbolli.
“Nuk është kjo një rrugë e re, sepse nëse ti sjellë njerëz të rinjë dhe sillesh si menaxher i futbollit i cili i luan lojtarët brenda 11-shit dhe ajo nuk është rrugë e re”, tha ai.
Buxhovi shton se kjo rrugë nuk do ti sjellë të mira LDK-së nëse do të vazhdon në këtë mënyrë.