-4.6 C
Pristina
18 Janar, 2021 - 18:13

Buxhovi: LDK dhe VV mund ta bëjnë ndryshimin bashkë

- Advertisement -

Në 31 vjetorin e themelimit të LDK-së, publicisti dhe shkrimtari i njohur Jusuf Buxhovi, ka thënë se LDK dhe VV mund dhe duhet ta bëjnë ndryshimin bashkarisht, në të kundërtën, hyhet në një krizë politike të riciklueme.

Buxhovi, që ishte në mesin e themeluesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në një intervistë për RTK, ka thënë se “LDK-ja ka dy pamje: atë Lëvizjes Kombëtare, nga 23 dhjetori 1989 deri më 12 qershor 1999 dhe atë si parti në skenën politike nga protektorati ndërkombëtar e deri te koha jonë. E para është pamje historike, ndërsa e dyta, ndërsa e dyta me dështime politike, që po e përcjellin sot e gjithë ditën”.

Buxhovi ka thënë se nga vdekja e Rugovës, LDK ka humb rëndësinë e vet, ngaqë iu ka nënshtruar inercionit të kapjes së shtetit me partitë e tjera, gjë që ka sjellë te krijimi i feudeve të brendshme;

“LDK-ja në vitet e fundit, sa ka qenë në qeveri, të shumtën është rrëzuar nga brenda, pra nga deputetët e vet dhe kjo e ka degraduar partinë por edhe skenën politike’

Më tej ai thotë se LDK-ja dhe VV nuk e kuptuan ndryshimin si kauzë, por si luftë për pushtet dhe e rrëzuan njëra-tjetrën dhe dëmtuan çështjen.

“LDK-ja dhe VV duhet të gjejnë gjuhë të përbashkët, përkundër asaj që ka ndodhur midis tyre, meqë vetëm bashkarisht mund t’ia dalin që kauzën e ndryshimit ta vejnë në binarët e lëvizjes së çkapjes së shtetit”.

Ai thotë se LDK-ja duhet t’u nënshtrohet reformave të brendshme, me të cilat do të jetë në gjendje që të sjell ndryshimin e pritur në skenën politike të vendit.

“Vjosa Osmani duhet që brenda për brenda LDK-së të luftojë për ndryshimet e duhura, meqë në Këshillin Qendror ka një shumicë që është e gatshme për ndryshime rrënjësore”, ka thënë Buxhovi.

Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka shënuar 31-vjetorin e themelimit

Të fundit

Të tjera nga rubrika