fbpx
0.3 C
Pristina
E shtunë, 28 Janar, 2023

Burimet e Associated Press: Raketa “u hodh” nga Ukraina – raketa prodhim rus

Duhet Lexuar

Agjencia e lajmeve Associated Press po citon tre zyrtarë amerikanë të kenë thënë se një vlerësim paraprak sugjeron se raketa që goditi Poloninë ishte gjuajtur nga forcat ukrainase në një raketë ruse në hyrje.

Zyrtarët, të cilët nuk janë të autorizuar për të diskutuar çështjen publikisht, folën për AP në kushte anonimiteti, ka transmetuar BBC.

- Advertisement -

Më herët të martën, presidenti Biden tha se nuk ka gjasa që raketa që goditi Poloninë të ishte lëshuar nga Rusia.

Raketa ra në fshatin Przedwodow pranë kufirit me Ukrainën, duke vrarë dy persona.

MPJ e Polonisë: U goditëm me raketa të prodhuara nga Rusia

Autoritetet polake njoftuan në orët e para të së mërkurës se “raketa të prodhuara nga Rusia” ranë në fshatin polak Przewodów.

- Advertisement -

Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme polake.

“Në orën 15:40 (ora lokale) në fshatin Przewodów në poviat Hrubieszów në provincën Lublin, ra një raketë e prodhuar nga Rusia, si rezultat i së cilës u vranë dy shtetas të Republikës së Polonisë”, konfirmoi zyrtarisht diplomacia polake.

Në lidhje me këtë ngjarje, kryediplomati polak Zbigniew Rau thirri ambasadorin e Federatës Ruse në Ministrinë e Punëve të Jashtme me një kërkesë për “dhënien e menjëhershme të shpjegimeve të hollësishme”.

- Advertisement -

Të fundit

Ministri italian i Mbrojtjes: Nëse tanket ruse hyjnë në Kiev, do të nis Iufta e tretë botërore

Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto ka folur për situatën në shtetin ukrainas gjatë një takimi me homologun francez,...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -