fbpx
13 C
Pristina
E hënë, 23 Maj, 2022

Bunjaku-Rexhepi e LDK-së: Me Qeverinë Kurti nuk përmbyllet dialogu Kosovë-Serbi

Rekomandime

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi thotë se se dialogu për njohje reciproke është kthyer në dialog teknik dhe nuk ka ndonjë hap konkret në këtë proces.

Sipas saj, Qeveria nuk pritet që të përmbyllet tema e dialogut Kosovë-Serbi.

“Prej dialogut që ka qenë në fazën e fundit për njohje reciproke është kthyer në dialog teknik dhe nuk po shohim ndonjë hap konkret karshi dialogut Kosovë-Serbi”, ka deklaruar ajo për ekonomiaonline.

“Me këtë Qeveri nuk kam shpresë se do ta përmbyllë temën e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë sepse është kthyer në dialog teknik dhe atakimet nuk po bëhen të nivelit të lartë dhe nuk pres ndonjë zhvillim në dialogun Kosovë-Serbi”, ka pohuar ajo.

Më shumë artikuj

Të fundit