fbpx
9.8 C
Pristina
E enjte, 8 Dhjetor, 2022
- Advertisement -

Bulliqi: Vizita në SHBA është shtyer me kërkesën time

Shpejtim Bulliqi, kryetar i Komunës së Podujevës ka thënë se vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shtyrë me kërkesën e tij, e jo për shkaqe që janë raportuar në media.

- Advertisement -

Gjersa Bulliqi ka thënë se ajo që është raportuar në media është dezinformatë.

Bulliqi ka thënë se ka kërkuar vetë nga Ambasada Amerikane që të shtyhet një takim i tillë, për shkak të agjendës së zënë.

“Aktualisht jemi në vizitë zyrtare në Austri, jemi duke marrë pjesë në ni kuorum të bizneseve dhe unë nuk mund të kthehem në Kosovë dhe kam kërkuar që ky takim të shtyhet”, ka thënë Bulliqi në një lidhje telefonike në emisionin “Debat Plus”.

- Advertisement -

Tutje, Bulliqi ka theksuar se komplet delegacioni e ka shtyrë takimin prandaj nuk qëndron ajo që është thënë dhe ajo është një dezinfomatë.Bulliqi, ka bërë të ditur se nuk ka një datë të caktuar për të realizuar takimin, por sipas tij vizita do të bëhet në një “moment të përshtatshëm”.
Komunikimi zyrtarmes Shpejtim Bulliqit dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i përcjellur nga Bulliqi për emisionin Debat Plus, me Ermal Pandurin.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -