Në garën e bukurisë Miss Universe të mbajtur ditë më parë, amerikanja R’Bonney Gabriel u zgjodh gruaja më e bukur në botë. Amanda Dudamel nga Venezuela doli e dyta, ndërsa Andreinda Martinez nga Republika Dominikane doli e treta. Shenjë la edhe Miss Kosova, Roksana Ibrahimi. Por jo për çmime…
Mediat kroate janë marrë me reagimin e Ibrahimit kur Miss SHBA-ja mori kurorën e më të bukurës. Miss Kosova ishte e vetmja që u pa tërësisht e zhgënjyer.
Përderisa të gjitha duartrokitën triumfin e SHBA-së, Miss Kosova u pa në prapavijë si e vetmja që rrinte e shtangur.
23-vjeçarja Ibrahimi është nga Prishtina.
The new Miss Universe is USA!!! #MISSUNIVERSE pic.twitter.com/7vryvLV92Y
— Miss Universe (@MissUniverse) January 15, 2023