16.9 C
Pristina
Wednesday, June 29, 2022

Bujar Osmani: Po të ishte ‘Open Balkan’ në dëm të Kosovës, nuk do të rrinim asnjë minutë në të

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka vlerësuar se Kosova është dashur të jetë e pranishme në samitin e Ohirt lidhur me ‘Ballkanin e Hapur’, për shkak se siç ka thënë ai, kjo do të ishte mundësi që në të të artiulonte qëndrimet e veta lidhur me çështjet me interes për të.

“Aty janë përfaqësues amerikanë, aty janë përfaqësues evropianë. Aty janë mediat. Duhet t’ju jepni mesazhin. Aty janë liderët e rajonit. Mirëpo, nuk dua të jem gjykues ndaj politikës së Kosovës. Është shtet sovran, ka qeveri të zgjedhur nga populli në zgjedhje legjitime dhe ne und të japim vetëm qëndrimet tona, mirëpo në asnjë mënyrë të gjykoj për vendimet e Kosovës”, ka thënë Osmani në emisionin ‘Click Plus’ në RTV 21 të Maqedonisë së Veriut.

Njëherësh ai ka shfaqur bindjen se nisma ‘Ballkani i Hapur’ nuk i dëmton interesat e Kosovës.

“Nëse e shohim një element se po i bëhet dëm Kosovës, ja unë po e marr përgjegjësinë, po them në emër të Qeverisë, se Maqedonia nuk do të jetë pjesë e iniciativës. Ne do të jemi gardian i interesit të Kosovës nëse shohim se ka një dëm për Kosovën, për pavarësinë e saj, për njohjen e ndërsjellë, për rrumbullakësimin e shtetformësisë. Ne jemi gardian të Kosovës. Çfarë duhet të themi? Ja, po flas edhe në emër të BDI’së, po flas në emër të Qeverisë, ne nuk do të rrimë asnjë minutë në atë iniciativë”, ka thënë ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, i cili vjen nga partia shqiptare atje, BDI, e që është në koalicion qeverisës me partinë LSDM.

Të fundit
Lajme të lidhura