20.7 C
Pristina
Monday, August 8, 2022

Brukseli e ka caktuar një termin për takimin Kurti-Vuçiq, flet zëdhënësi i Qeverisë

Takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, pritet të mbahet në javën e tretë të gushtit, sipas zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Takimi që ishte paraparë të mbahej para një muaji, është shtyrë me kërkesë të Vuçiqit, ndërsa Kryeziu thotë se janë në kontakte me Brukselin dhe se pala kosovare ka shprehur gatishmërinë për këtë takim.

“Siç e dini, takimi i planifikuar për 19 korrik dështoi për shkak se Beogradi zyrtar refuzoi të zhvillohet, duke kërkuar që një takim i tillë të shtyhet për më shumë se një muaj. Kryeministri Kurti vazhdimisht ka shprehur gatishmërinë e tij për takimin e ardhshëm të përgatitur mirë. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me Bashkimin Evropian dhe nëse do të ketë një takim të radhës, pritet të bëhet në javën e tretë të këtij muaji”, tha Kryeziu për Koha.net

Ndërkohë, mediat serbe raportojnë se takimi do të mbahet më 18 gusht në Bruksel.

Vucic tha se nuk pret asgjë nga ky takim me Kurtin. Në anën tjetër, Kurti të hënën tha se Vuciq me gjasë kishte shtyrë takimin e korrikut për të përgatitur ngritjen e tensioneve në veri.

Të fundit
Lajme të lidhura