16 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

Britania nga 1 tetori rrit faturat e energjisë me 80 për qind

Amvisëritë në Angli, Skoci dhe Uells, të njohura kolektivisht si Britania e Madhe, nga 1 tetori do të përballen me fatura më të larta të energjisë, pasi rregullatori i energjisë elektrike dhe gazit ‘Ofgem’ rriti shumën maksimale që furnizuesit mund të detyrojë konsumatorët.

Komisioni rregullator njoftoi se pas një rritje prej 54 për qind në muajin prill, qytetarët e Britanisë nga 1 tetori do të përballen me një rritje prej 80 për qind të faturave të tyre të energjisë. Kjo nënkupton se kostoja për një klient mesatar nga 1.971 funte në vit do të bëhet 3.549 funte.

- Advertisement -

Komisioni rregullator do të miratojë ndryshimin tjetër të kufirit të çmimeve në muajin janar për t’iu përgjigjur paqëndrueshmërisë së tregut. Më parë, kufiri i çmimit rishikohej çdo gjashtë muaj, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv.

Pas njoftimit nga ‘Ofgem’, rregullatori u përball me reagime nga qytetarët e shqetësuar të cilët presin që qeveria të prezantojë masa për të ndihmuar familjet gjatë muajve të dimrit.

Jonathan Brearley, shefi ekzekutiv i ‘Ofgem’, tha se nivelet e reduktuara të rrjedhës së gazit në Evropë nga Rusia dhe rritja e çmimeve globale të gazit çuan në vendimin për të rritur kufirin e çmimit.

- Advertisement -

Gjithashtu në rritjen e faturave të energjisë kontribuuan inflacioni i lartë dhe kërcënimet për recesion.

“Kryeministri i ri do të duhet të bëj më tepër për të trajtuar ndikimin e rritjes së çmimeve që do të vijnë në tetor dhe vitin e ardhshëm”, tha Brearley.

Kufiri i çmimit, i cili hyri në fuqi që nga viti 2019, u zbatua për të mbrojtur klientët nga çmimet e larta, por ajo çoi në humbjen e shumë furnizuesve të energjisë pasi nuk mund të reflektonin rritjen e çmimeve të energjisë në faturat e klientëve.

- Advertisement -

Një funte është e barabartë me 1,18 dollarë.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -