13.4 C
Pristina
Monday, May 27, 2024

Borell: Procesi i dialogut është në një moment unik, shpresoj që Kurti dhe Vuçiq ta shfrytëzojnë

- Advertisement -

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell ka folur sot në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për propozimin franko-gjerman dhe për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Borell ka thënë se aktualisht procesi i dialogut ësht ënë një moment vendimtar me Brukselin që ka paraqitur një propozim që sipas tij vendos procesin “në një rrugë të qëndrueshme dhe largpamëse”.

- Advertisement -

Shefi i diplomacisë së BE-së ka thënë se do të takohet me Kurtin dhe Vuçiqin në Bruksel gjatë javës që po vjen dhe se shpreson që të dy të angazhohen në mënyrë konstruktive për ta shfrytëzuar mundësinë që është duke iu dhënë.

“Unë do të pres të dyja palët në Bruksel javën e ardhshme dhe shpresoj që ata të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi unike”, ka thënë Borell.

- Advertisement -

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -