8.1 C
Pristina
Friday, October 7, 2022
- Advertisement -

Borell del me videodeklarim: Falënderoj të dy liderët, në veçanti Vuçiqin (VIDEO)

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, ka dalë me një videodeklarim lidhur me arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet identifikuese.

- Advertisement -

Ai ka thënë se është shumë i lumtur që është arritur një zgjidhje evropiane, siç e cilëson ai, për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Serbisë.

Borrell ka falënderuar të dy liderët me theks të veçantë presidentin serb për të cilin thotë se ka treguar përgjegjësi në lidership.

“Jam shumë i lumtur që kemi gjetur një zgjidhje evropiane që lehtëson lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Serbisë çka është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë. Dua të falënderoj të dy liderët që e mundësuan këtë, në veçanti presidentin [Aleksandar] Vuçiq që ka treguar përgjegjësi në lidership sot”, tha ai.

- Advertisement -

Kryediplomati evropian ka thënë se ditët e fundit kanë qenë një shembull i bashkëpunimit të jashtëzakonshëm dhe praktik mes BE-së dhe ShBA-së.

“Dua të falënderoj partnerët tanë amerikanë për mbështetjen e tyre për dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Dua të falënderoj edhe Miroslav Lajçakun për punën e jashtëzakonshme që ka bërë. Por, puna për lëvizjen e lirë nuk ka përfunduar. Disa probleme ende kanë mbetur pezull.

- Advertisement -

Pres që të dy liderët të vazhdojnë të tregojnë pragmatizëm dhe konstruktivitet në mënyrë që të zgjidhin problemin për çështjen e targave. E kam thënë shumë herë: në kohën e luftës në Ukrainë dhe sfidat me të cilat BE-ja po përballet, ne në Evropë nuk kemi nevojë për më shumë probleme dhe tensione.

Na duhen zgjidhje. Na duhen zgjidhje për Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ai në këtë videoadresim të cilin e ka përmbyllur duke thënë se dita e sotme është një ditë shumë e mirë.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -