8.1 C
Pristina
Friday, October 7, 2022
- Advertisement -

Bombarderët amerikanë fluturojnë mbi shtatoren e Skënderbeut në Tiranë

Dy avionë bombardues amerikanë të llojit B-52 po fluturojnë sot mbi shtetet e Ballkanit Perëndimor si shenjë mbështetjeje për këto vende.

Këto fluturime po kryhen për të treguar përkushtimin ndaj aleatëve të NATO-s, teksa janë rritur tensionet për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

- Advertisement -

Dy bombarderët janë parë sot teksa fluturonin mbi sheshin Skënderbej në Tiranë sot.

“Qëllimi i këtyre fluturimeve është për të demonstruar përkushtimin e Shteteve të Bashkuara dhe për të siguruar aleatët e NATO-s dhe partnerët tanë që gjenden në Evropën Juglindore”, u tha në deklaratën e forcave ajrore amerikane në Evropë.

- Advertisement -

Avionët Iuftarakë B-52H Stratofortress janë avionë me rreze të gjatë veprimi dhe kanë aftësi që të bartin bomba dhe të kryejnë sulme me një seri armësh të inventarit të ushtrisë amerikane.

Aleatët e NATO-s po dërgojnë anije dhe avionë luftarakë për të forcuar krahun lindor të Aleancës në kundërpërgjigje ndaj agresionit të Rusisë në Ukrainë.

Në qershor, forcat ajrore amerikane kishin dërguar dy avionë F-35 për të kryer fluturime mbi shtetet e Baltikut.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -