3.3 C
Pristina
E diel, 27 Nëntor, 2022
- Advertisement -

Boksieri shqiptar e mposht meksikanin midis Meksikës dhe fiton titullin

Boksieri shqiptar Reshat Mati ka fituar titullin e tij të parë në boksin profesionist.

- Advertisement -

Mati 24-vjeçar në Mexico City, mposhti meksikanin Eduardo Leonel Rodriguez me vendim unanim pas 10 rundeve, duke fituar titullin WBC Youth Silver në kategorinë super të lehtë.

Të tre anëtarët e jurisë e vlerësuan luftën 97:93 në favor të Matit.

Mati, që njihet me nofkën “Ariu Shqiptar”, në boksin profesionist ka 13 fitore nga po aq meçe, prej tyre 7 me nokaut.

- Advertisement -

Ai drejtohet nga promotori i famshëm Eddie Hearn, që njëherit është promotor ndër të tjera edhe i Anthony Joshuas.

Meksikani Rodriguez ka pësuar humbjen e tretë në karrierë, karshi 10 fitoreve e një barazimi.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -