13.1 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Boksierëve të Kosovës sërish iu mohohet pjesëmarrja në Botëror

- Advertisement -

Boksierëve të Kosovës iu është mohuar sërish pjesëmarrja në Kampionat Botëror të vendeve që nuk e njohin Kosovën.

- Advertisement -

Kjo është bërë e ditur nga Federata e Boksit e Kosovës përmes një njoftimi, shkruan Gazeta Express.

Kampionati Botëror do të mbahet në Tashkent të Uzbekistanit, teksa do të fillojë më 1 maj.

- Advertisement -

“Më 1 maj në Tashkent të Uzbekistanit do të nis Kampionati Botëror i boksit, në të cilin është paraparë të merr pjesë edhe Kombëtarja e Kosovës në boks. Mirëpo, përkundër përgatitjeve, paraqitjes me kohë të ekipit, procedurave me vizë të kryera në muajin mars dhe premtimeve se do të pajisemi me vizë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur e as që pritet të ndodh, përkundër se nuk ka as refuzim e as arsyetim nga organizatori”, thuhet ndër tjera në njoftimin e federatës.

Ky është njoftimi i plotë i tyre:

Më 1 maj në Tashkent të Uzbekistanit do të nis Kampionati Botëror i boksit, në të cilin është paraparë të merr pjesë edhe Kombëtarja e Kosovës në boks. Mirëpo, përkundër përgatitjeve, paraqitjes me kohë të ekipit, procedurave me vizë të kryera në muajin mars dhe premtimeve se do të pajisemi me vizë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur e as që pritet të ndodh, përkundër se nuk ka as refuzim e as arsyetim nga organizatori. Ne kemi Kërkuar nga IBA edhe më parë që të angazhohet dhe të bëj përpjekje që boksierët tanë të trajtohen në mënyrë të barabartë dhe të kenë të drejtë të marrin pjesë në të gjitha ngjarjet e mëdha si të gjithë boksierët e federatave të tjera që janë nën ombrellën e IBA-së. Se organizatori e ka paraparë për të mos na pajisur me viza, e tregon edhe mospërfshirja e Kosovës në faqen zyrtare të botërorit. Kjo tregon se për shkak të politikës, konkretisht mosnjohjes së shtetit tonë nga Uzbekistani, boksierët tanë do ta humbin edhe një mundësi për të fituar medalje. Sot ka qenë dita e fundit për të udhëtuar drejt Uzbekistanit, ku ekipi ynë përbëhej nga boksierët Bashkim Bajoku (-54 kg), Shpetim Bajoku (-63.5 kg), Loris Idrisi (-67 kg), trajneri Besim Brahimi dhe gjyqtari ndërkombëtar, Latif Demolli. Boksit deri më tash shkaku i politikës i janë mohuar: – Kampionati Botëror pér vajza në Indi, viti 2019, 2020 – Kampionati Botëror për djem në Serbi 2021 – Kampionati Botëror U18 në Spanjë – Kampionati Botëror në Indi 2023, ku iu mohua Donjeta Sadikut.

- Advertisement -

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -