11 C
Pristina
Wednesday, October 5, 2022
- Advertisement -

Bllokohet qendra e Moskës, hakerat dërgojnë 100 taksi me një adresë

Hakerët perëndimorë kundër Iuftës shkaktuan kërdi në rrugët e Moskës, kur shënjestruan një kompani taksie dhe dërguan dhjetëra shoferë në të njëjtën adresë në Hotel Ukraine.

Rreth 100 makina të verdha që punonin për Yandex Taxi, u rreshtuan në të njëjtën rrugë pranë Hotel Ukrainë, duke bllokuar korsitë, të enjten.

- Advertisement -

“Shoferët kaluan rreth 40 minuta në trafik për shkak të porosive të rreme”, tha një zëdhënës i Yandex Taxi, shkruan Telegraph.

“Algoritmi për zbulimin dhe parandalimin e sulmeve të tilla tashmë është përmirësuar për të parandaluar incidente të ngjashme në të ardhmen”.

- Advertisement -

Në mediat sociale, kalimtarët thanë se sulmi shkaktoi bllokime trafiku dy-orëshe në të gjithë Moskën.

Hotel Ukraina u ndërtua nga diktatori sovjetik Josef Stalin në vitet 1950 dhe është një nga shtatë kullat gotike rreth qendrës së Moskës.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -