fbpx
-0.6 C
Pristina
E hënë, 30 Janar, 2023

Blinken fajëson Rusinë për raketat që vranë dy persona në Poloni

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Shpërthimi i raketave në një fshat në Poloni, pranë kufirit me Ukrainën shkaktoi tensione dhe reagime të forta.

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken tha se Rusia mban “përgjegjësinë përfundimtare” për raketën që ra në Poloni dhe vrau dy persona.

- Advertisement -

Sakaq hetimet që po zhvillohen pritet të përcaktojnë se nga është lëshuar kjo raketë.

“Sido që të jetë përfundimi i hetimit, ne tashmë e dimë palën që mban përgjegjësinë përfundimtare për këtë ngjarje tragjike, pra Rusinë,” tha Sekretari i Shtetit i SHBA nga Bangkok, përpara një samiti të udhëheqësve të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor.

Më tej shtoi: “Ajo që ne shohim çdo ditë sot është Rusia hedh raketa në Ukrainë, duke kërkuar të shkatërrojë infrastrukturën e saj,” tha kreu i diplomacisë amerikane.

“Ukraina ka të drejtë të mbrohet dhe ne jemi të përkushtuar të mbështesim Ukrainën,” shtoi ai.

- Advertisement -

Anthony Blinken përsëriti se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë asnjë provë për të kundërshtuar rastin e paraqitur nga Varshava, sipas të cilës raketa ka shumë të ngjarë të ketë ardhur nga mbrojtja ajrore e Ukrainës.

Zyrtari amerikan, i cili u takua gjatë ditës me homologun e tij ukrainas Dmitry Kuleba, tha se Uashingtoni “vazhdon të vlerësojë situatën dhe të ndajë informacione të reja” në lidhje me incidentin me Kievin. /REL/

- Advertisement -

Të fundit

Hill e konsideron Serbinë konstruktive dhe gati për marrëveshjen, pret veprim nga Kosova

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill ka thënë se Serbia është gati për t’u...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -