23.2 C
Pristina
Wednesday, June 29, 2022

Blindohet Kuvendi dhe Qeveria para protestës së veteranëve, hymja mbushet me Policë

Policia është mobilizuar ndërsa veteranët e UÇK-së pas pak do të mblidhen te Kuvendi dhe Qeveria për të protestuar.

Në disa pamje shihen policët teksa nga stacioni qendror në kryeqytet janë nisur drejt institucioneve. Ndërkaq disa policë të tjerë janë pozicionuar përpara oborrit të Kuvendit dhe Qeverisë.

Në 09:30 veteranët kanë planifikuar mbajtjen e një “proteste gjithëpopullore” para Kuvendit dhe Qeverisë. Të indinjuar që deputetët të martën miratuan në parim projektligjin për caktimin e pagës minimale i cili i mënjanon ata, veteranët kanë paralajmëruar dalje masive në protestën e sotme.

Kryetari në detyrë i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka njoftuar në Facebook se do të ketë organizim me autobusë në mënyrë që protestës t’i bashkohen veteranët nga i gjithë vendi./express.

- Advertisement -

Të fundit
Lajme të lidhura