4.8 C
Pristina
25 Janar, 2021 - 02:15

Blerim Latifi komenton ambientin në marrëveshjen Osmani-Kurti: Flamuri kombëtar duhet të jetë kudo

Profesori Blerim Latifi ka komentuar detajet e takimit mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit ku është lidhur marrëveshja për koalicion të përbashkët brenda listës së VV’së.

Latifi thotë se marrëveshja ishte e pritshme, ndërsa analistët në studio vënë në pah vendosjen e flamujve përmbi tavolinën ku u nënshkruar marrëveshja. U vu në pah vendosja e flamurit kombëtar shqiptar në anën e Kurtit, ndërsa ai i Kosovës në anën e Osmanit.

“Nuk mendoj se ka rëndësi të madhe kjo, megjithatë dua të shtoj se flamuri kombëtar duhet të jetë i pranishëm kudo që ka institucione të Kosovës”, tha ai.

Ndërkohë analisti Parim Olluri ka thënë se Osmani nuk është trajtuar si duhet nga VV dhe ka thënë se Kurti ende nuk e ka vënë një postim në Facebook për lidhjen e marrëveshjes.

“Kurti është komod. Ardhja e Osmanit nuk luajti rol të madh. Ndoshta vetëm e shpëtoi atë nga rënia poshtë pragut po të garonte e vetme”, tha ai.

Kurti dhe Osmani lidhën marrëveshje për garë të përbashkët në listën e VV’së. Kurti do të jetë kandidat për kryeministër, ndërsa Osmani kandidat për presidente.

Të fundit

Të tjera nga rubrika

error: Përmbajtja mbrohet !!