17.8 C
Pristina
Tuesday, June 28, 2022

Blerim Latifi: Edi Rama dje u takua me miqtë e Ballkanit të Hapur, sot ka takim me armiqtë e tij

Profesori universitar dhe analisti politik, Blerim Latifi ka shkruar për vizitën e kryeminsitrit të Shqipërisë, Edi Ramës në Kosovë.

Ai shkruan se dje Edi Rama është takuar me miqtë e Ballkanit të Hapur, kurse sot do të takohet me armiqtë, të cilët janë Qeveria e Kosovës.

Latifi thotë se Ballkani i Hapur ka përça shqiptarët, pra Kosovën dhe Shqipërinë.

Ai shkruan se Shqipëria nuk mund të ecë tutje duke injoruar problemin e madh të Kosovës me Serbinë.

Postimi i plotë:

Është e dukshme se “Ballkani i Hapur” i ka përça ndjeshëm shqiptarët, Prishtinën dhe Tiranën. Dita e parë e qëndrimit të Ramës në Kosovë ishte vizitë miqve të Ballkanit të Hapur. Sot ka takim me armiqtë e Ballkanit të Hapur, të cilët janë vetë qeveria e Kosovës.

Urojmë që mbledhja e përbashkët e dy qeverive të mos jetë vetëm formalitet i mikromarrëveshjeve, por të shërbejë edhe për të mbyllur hendekun politik midis dy shteteve shqiptare!

- Advertisement -

Por që kjo të ndodh duhet bërë dy gjëra, të cilat shqiptarët rëndom kanë vështirësi t’i bëjnë: t’i frenojnë inatet e tyre personale me njëri-tjetrin dhe dallimet politike të mos i kuptojnë si dallime midis patriotëve e tradhëtarëve.

Shqipëria nuk mund të ecë tutje përpara duke injoruar problemin e madh të Kosovës me Serbinë, por as Kosova nuk mund të fuqizohet duke pasur raporte të ftohta me Shqipërinë.

Të fundit
Lajme të lidhura