2.9 C
Pristina
21 Janar, 2021 - 22:34

Blerim Kuçi jep dorëheqje nga pozita e ministrit, tregon arsyen

Ministri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij.

Lajmin e ka konfirmuar vet ministri Blerim Kuçi ka dhënë sot dorëheqje nga pozita e ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit.

Kuqi ka thënë se vet ka kërkuar që të lirohet nga detyra për shkak të angazhimeve në fushatën parazgjedhore.

“Unë vet kam kërkuar të lirohem nga detyra, pasi nuk mundem në një Ministri kaq të rëndësishme të kryej detyrat e mia si ministër dhe të angazhohem në fushatë”, ka thënë Kuqi për Front Online.

Kuqi më tutje ka deklaruar se nuk do të jetë pjesë e listës së AAK-së për deputet, por që do të jetë pjesë e Shtabit Zgjedhorë.

“Nuk do të jem kandidat për deputet, por pjesë e Shtabit”, tha ai.

Të fundit

Të tjera nga rubrika