29.8 C
Pristina
Wednesday, August 17, 2022
- Advertisement -

Bledi Mane: Pas deklaratave për kosovarët dhe vajin e ullirit, mora 320 kërcënime

Gazetari Bledi Mane ka shpjeguar deklaratën e tij të dhënë dje që ngriti një debat mes shqiptarëve të Kosovës dhe atyre në Shqipëri.

Mane thotë se për ato deklarata ka marrë reagime, por që nuk e kishte pritur që deklarata të bëhej kaq e madhe.

- Advertisement -

Është debati i famshëm i vajit të ullirit. Është një pjesë e debatit që është shkëputur gjatë emisionit dhe debatit mes meje dhe gazetarit shqiptar nga Kosova. Kam thënë që Kosova nuk ka kulinari të mirë, por që nuk e prisja që për 24 orë nga të dy anët e kufirit të përfolej kaq shumë, aq sa edhe nënkryetarja e PDK-së reagoi, Saranda Citaku nëse nuk gaboj. Saranda, Vlora, Korca Citaku, ska rëndësi”, tha ai në emisionin Pressing në T7.

Tutje ai shtoi se priste një reagim më të matur nga shqiptarët e Kosovës, pasi shton se me kërcënime nga shqiptarët në Republikën e Shqipërisë është mësuar. Megjithatë ai shton se “shqitparët nga të dy anët e atdheut qëndrojnë njëjtë me kërcënime”

“Më kujtohet para 20 viteve kur isha ende i vogël një debat i Migjen Kelmendit.

- Advertisement -

Jam shumë i lumtur që gazetarët po merren me një debat kulinarie.

Mendova se do të kishte një feedback që marrim ne gazetarët, që janë kërcënime shkrime sharlatanë e diçka të tilël, por mendoja se Kosova do të ishte më e përparuar por është njëjtë sikur këtu.

Pra dy anët e atdheut janë njëjtë sa i përket kërcënimeve. Janë mbi 320 mesazhe kërcënuese për komente kulinarie.

- Advertisement -

Në përgjithësi ishin kërcënime kulinarie.

Të jemi koshiente pra pa marrë kohën.

Për një debat të tillë ndikon edhe gjeografia.

Po e sjell rastin e pushtimit të ishullit britanik nga Jul Cesari.

Para shumë viteve britanikët nuk dinin të gatuanin dhe të laheshin pasi laheshin me yndyrën e derrit.

Por pushtuesit marrin dhe japin.

Ata dhanë shumë. Trangujt, e të tjerë.

Nuk janë britanike por ata i cuan.

Tash ka banja historike në Britani që ata i dërguan pasi nuk i kishin”, përfundoi ai.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -