11 C
Pristina
Wednesday, October 5, 2022
- Advertisement -

Bislimi tha se shkoi në Londër për Asociacionin, Haziri ka informacione tjera

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi kishte shkuar në Londër për ta pyetur ish-përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Europian, Catherine Ashton se “çka nënkupton dialogu me normalizim”.

Bislimi kishte thënë se ishte takuar me Ashton për të kuptuar më shumë për Ascoiacionin e komunave me shumicë serbe, por Haziri tha ndryshe.

- Advertisement -

Unë nuk kam mujtë kurrë me kuptu pse një negociator i Kosovës duhet me shku në Londër me bisedu me ish-përfaqësuesen e BE-së për me e kuptu çka nënkupton dialogu me normalizim”, tha Haziri në Kanal10.

Është thënë publikisht që negociatori i Kosovës, zëvendëskryeministri ka shkuar në Londër, e ka takuar ish-negociatoren në emër të BE-së për ta kuptuar se si do të ndodhë. Është e pakuptimtë”, ka shtuar ai.

Në fillim të këtij muaji, Bislimi zbuloi se kishte udhëtuar për në Londër dhe ishte takuar me Ashton për të biseduar rreth Asociacionit.

- Advertisement -

Unë kam bërë një udhëtim për në Londër, ku kam bërë një takim me Ashton, dhe kam biseduar se cfarë ka qenë ideja e Asocacionit. Ka shpërputhje të madhe mes asaj cka është diskutu në Bruksel si ide, dhe cfarë propagon Serbia te vendet. Asocacioni nuk ka pasë kurrë idenë të bëhet mbrojtës i drejtave të serbëve, gjykatat janë mbrojtës të të drejtave, dhe jo OJQ”, kishte thënë Bislimi në RTK.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -