18.7 C
Pristina
Sunday, October 1, 2023

Biserko: Veriu i Kosovës është çerdhe e krimit, Lista Serbe nuk përfaqëson serbët

- Advertisement -

Sonia Biserko, intelektuale veterane në Serbi, dje dha një intervistë të gjatë për Radio Kosovën, ku foli për shumë çështje aktuale politike, përfshirë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

- Advertisement -

Ajo theksoi se veriu është çerdhe e krimit.

“A e dini si, fillimisht bashkësia ndërkombëtare i garantoi Qeverisë së Kosovës se serbët lokalë do të dalin në këto zgjedhje, por ata nuk dolën, ndërkohë ndihej nevoja që të mbushej disi ai boshllëk ligjor, i cili edhe është karakteristikë e veriut të Kosovës, sepse në veri nuk mbizotëron sistemi i drejtësisë, as i Kosovës e as ai i Serbisë, por veriu është vetëm një siç do të thosha, çerdhe e krimit.” – tha ajo.

- Advertisement -

Zonja Biserko ka folur edhe për Listën Serbe, e cila parti, sipas saj, nuk përfaqëson interesat e serbëve në Kosovë, por është instrument i Serbisë për të destabilizuar Kosovën.

“Fatkeqësisht serbët lokalë i vuajnë pasojat më së shumti, sepse janë instrumenti i Beogradit që nga 2012, kur është themeluar “Lista Serbe.” Që nga ajo kohë ka qenë e qartë që ajo do të jetë në funksion të Serbisë, duke destabilizuar Kosovën edhe përmes mosmarrëveshjeve në parlament, sepse serbët kanë të drejtën e vetos në disa çështje kryesore. Ata nuk përfaqësojnë interesat e serbëve në Prishtinë dhe kjo, mendoj, se është problemi i tyre, sepse interesi dhe qeverisja e tyre menaxhohet nga Beogradi, i cili në fakt ndjek interesat e tij më shumë se ato të serbëve lokalë, duke bllokuar kështu integrimin e tyre.” – theksoi ajo.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -