19.4 C
Pristina
E hënë, 14 Tetor, 2024

Biri i Beqir Mehës: Bisedat mes babait dhe Adem Jasharit, ishin çdo herë rreth çlirimit të atdheut

- Advertisement -

Më 5 mars në Kosovë ka filluar Epopeja  e UÇK-së, që këtë vit shënon 26 vjetorin e rënies së familjes heroike Jashari në Prekaz.

- Advertisement -

5, 6, 7 Marsi cilësohen si ditë të mëdha për historinë e Kosovës, me ç’rast. Ilir Meha, biri i Beqir Mehës, rrëfeu disa momente nga ato data, e deri tek rënia e babait të tij.

Përveç takimeve të shpeshta të babait të tij me komandantin, Meha tregoi se edhe në çdo stërvitje që ata bënin, përfshirë edhe bashkëluftëtarët e tyre, biseda e tyre kishte të bënte gjithmonë me çlirimin e atdheut.

- Advertisement -

“Adem Jashari i pat lëshuar flokët e gjata, mjekrën e gjatë, e mustaqet. E ka pasur shprehi në odën e burrave t’i qonte mustaqet lartë. Nga viti 1992, babai ka shkuar shpesh te komandanti Adem Jashari, aty e ka takuar edhe Hashim Thaçin, e shokët e tjerë. Adem Jashari e ka prezantuar Beqir Mehën si vëlla i Tahir Mehës, pastaj është bashkëngjitur në celulat tona të para për lirinë e atdheut. Babai kur ka ardhur na ka thënë “lufta është e pashmangshme, mirëpo liria s’ka alternativë”. Mandej, kur dilnin në stërvitje me armë në male e kodra, vinin shpesh herë Adem Jashari me Hamzën, Sahitin e Fadil Kodrën, ku bisedat kanë qenë çdo herë rreth çlirimit të atdheut”, rrëfeu Meha.

Më tej, Meha kujtoi edhe 25 marsin e 1999-ës, ku Drenica ishte përfshirë nga ofensiva serbe, teksa tha se në ato momente, Ilir Meha së bashku më shokët e tij, veçse ishin nisur në atë drejtim.

“Më 25 mars 1999, Drenicën e përfshiu ofensiva e serbëve, e babai kishte qenë me një grup të shokëve duke shkuar në atë drejtim. Pastaj, pasi i ra NATO më 24 mars, babai ka qenë në Kopiliq. Prekazi ishte djegur i tëri, gjë në tokë s’kishte mbetur”, potencoi tutje Meha.

- Advertisement -

Më 30 dhjetor të vitit 1991 ishte kryer sulmi i parë ndaj familjes Jashari, ndërsa, sulmin e dytë forcat paramilitare serbe e kanë kryer në muajin janar 1998.

Më 22 janar forcat serbe e kanë sulmuar familjen Jashari, por edhe kësaj beteje, fëmijët dhe gratë e familjes Jashari i kanë rezistuar. Megjithatë, në këtë betejë që ka zgjatur afër 30 minuta, të plagosura kanë mbetur Iliriana, vajza e Rifat Jasharit dhe Selvetja, vajza e Hamzë Jasharit.

Sulmi i tretë, që ka ndodhur më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 u ka marrë jetën e 55 njerëzve në fshatin Prekaz, 22 prej të cilëve ishin familjarë të ngushtë të Adem Jasharit.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -