11 C
Pristina
Wednesday, October 5, 2022
- Advertisement -

Bilçik: Abazoviç s’bëri asgjë për agjendën evropiane, Malit të Zi ia humbi edhe një vit

Një qeveri e Malit të Zi që në vete përmban Frontin Demokratik [bllokun pro-serb] nuk e ka mbështetjen e Bashkimit Evropian, ka thënë eurodeputeti dhe pjesëtari i delegacionit evropian për bashkëpunim me Malin e Zi, Vladimir Bilçik.

Në një kohë kur çështja më e rëndësishme për Malin e Zi është afrimi dhe anëtarësimi në BE, Fronti Demokratik nuk është zgjidhje, tha eurodeputeti për të përditshmen malazeze “Pobjeda”.

- Advertisement -

Njëjtë si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, as BE nuk e afirmon DF-në, parti kjo e cila është kundër të qënit të Malit të Zi në NATO si dhe pavarësisë së Kosovës.

Edhe Gabriel Escobar në një intervistë për Vijesti-in, kishte thënë se ShBA këtë parti nuk e konsideron partnere pikërisht për arsyet në fjalë.

Bilçik u shpreh se megjithë premtimet dhe kauzën për përmbushje të agjendës evropiane të kryeministrit (tashmë në mandat teknik) Dritan Abazoviç, vendi e humbi edhe një vit.

- Advertisement -

“Edhe unë edhe të gjithë të tjerët dëgjuam mesazhet e Dritan Abazoviç, i cili tha qartë se Evropa dhe proceset evropiane do të jenë prioritetet e qeverisë së tij. Këtë e tha kur u takuam në Bruksel, dhe ne pritëm që të ketë rezultate në lidhje me çështjet kyçe. Kryeministri na tha se do të bëhej dhe se ambicia e tij do të ishte të kryheshin në qershor”, ka thënë Vladimir Bilçik.

Derisa tani jemi në shtator, eurodeputeti tha se nuk ka pasur rezultate dhe s’ka ndodhur asgjë në atë dimension të rëndësishëm të politikbërjes malazeze.

Kujtojmë se Partia Demokratike e Socialistëve që udhëhiqet nga Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, arsyeja kryesore e dhënies së mbështetjes (pa të cilët Abazoviç s’do të mund të ishte bërë kryeministër) së qeverisë ishte përmbushja e agjendës evropiane.

- Advertisement -

Në linjë me këtë, edhe mocioani i mosbesimit të Abazoviç kishte të bënte me, siç kanë argumentuar ata para rrëzimit të tij, “për braktisjen e agjendës evropiane”.

“Andaj, kur them që Malit të Zi i duhet një qeveri e njëmendtë pro-evropiane, do të thotë një qeveri që është e gatshme të punojë. Kur qeveria thotë se agjendën evropiane dhe obligimet që burojnë nga ajo do të jenë prioritet, dhe zhbllokimi i proceseve në qendër të punës qeveritare të tij, ajo duhet të ndodh. Por, nuk ndodhi”.

Evropa, shpjegoi eurodeputeti, “bazohet në besim të ndërsjellë”.

“Njerëzit të thonë se do të bëjnë diçka dhe ti u beson. Është një parim themelor në politikë dhe në marrëdhënie njerëzore., dhe sigurishut se dëshiron të mbështes hapat dhe vullnetin e mirë. Fatkeqësisht, kjo nuk u realizua”.

Bilçik u shpreh se të gjithë politikanët që e kuptojnë se çfarë do të thotë agjenda evropiane, e dinë edhe se çfarë punësh lipsen.

“Pyetja që tani mbeten është nëse Mali i Zi ka me të vërtetë kapacitetin për ta bërë”.

“Nuk jam personalisht i zhgënjyer me Abazoviçin, do të mund të kishte qenë secili. Jam i zhgënjyer sepse Mali i Zi humbi edhe një vit tjetër, dhe nuk është dashur të jetë ashtu. Është fakt kjo, ju humbët edhe një vit tjetër dhe kjo më frustron. Sepse si shtet ishit afër, ju hapët të gjithë kapitujt”, ka thënë Vladimir Bilçik.

Kuvendi i Malit të Zi e shkarkoi qeverinë e pakicës së Dritan Abazoviç për shkak, siç thanë ata, të braktiksjes së agjendës evropiane, dhe veprimeve kundër interesave jetike të shtetit kur nënshkroi Marrëveshjen e ashtuquajtur Themeltare me Kishën Ortodokse Serbe.

Ndonëse partitë janë duke provuar të gjejnë kombinime për formimin e një qeverie të përkohshme deri në përgatitjen për zgjedhje të reja, janë edhe afro dy javë kohë afat kohor që nëse nuk arrihet ajo, vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -