22 C
Pristina
Tuesday, August 9, 2022

Bilall Sherifi: Besnik Bislimi e quajti Albin Kurtin injorant

Zëvëndëskryeministri, Besnik Bislimi dje ka komentuar qëndrimet e Vetëvendosjes karshi marrëveshjes që u arrit në Bruksel, marrëveshje kjo e cila vite më parë u kundërshtua fuqishëm nga VV-ja.

Por Bislimi ra në kundërshtim me shefin e tij, duke e quajtuar atë ‘injorant’.

Bislimi tha se kanë ndryshuar rrethanat, andaj kanë ndryshuar edhe qëndrimet. Sipas tij, vetëm injorantët nuk i ndryshojnë qëndrimet e tyre.

“Veç injorantët nuk i ndërrojnë qëndrimet, kur ndryshojnë rrethanat. Kanë ndryshuar rrethanat, ndryshon edhe konstatimi”, tha Bislimi në TvDukagjin.

Ndërsa Kurti në një deklaratë të tij kishte thënë se nuk ka ndryshuar koncept, qëllim e madje as qëndrim, krejt çka do të bëjë ai është “më e mira e mundëshme”.

“Unë nuk kam ndryshuar as koncept as qëllime, as qëndrime, mirëpo kam metoda të cilat për konceptin dhe qëllimin e njëjtë bëjnë më të mirën e mundshme në kohën që është e ngopur me trashëgimi të mbrapshta”, tha Kurti.

Ndaj kësaj ka reaguar edhe Bilall Sherifi i NISMA-s.

Postimi i tij i plotë:

Të fundit
Lajme të lidhura