17.7 C
Pristina
Wednesday, August 10, 2022

BIerim Latifi: Opozita nuk mund të llogaris edhe më tutje në raportet e ngrira midis Kurtit e Uashingtonit, as në tregimin për antiamerikanizmin e tij

Profesori universitar Blerim Latifi ka komentuar zhvillimet e fundit në politikën kosovare.

Ai përmes një postimi ia ka bërë të qartë Opozitës se nuk mund të llogarisin më në raportet e ngrira midis Kurtit e Washingtonit.

“Opozita vrapoi ta akuzojë Kurtin për moskoordinim me amerikanët. Sot ambasadori amerikan doli e tha se çdo gjë ishte e koordinuar me zyrën e tij” thotë Latifi transmeton Kosova ime.

Postimi i plotë

Dështimi në vizitën e parë në SHBA, me gjasë Kurtit do t’i ketë shërbyer për ta marrë leksionin e domosdoshëm, të cilin e dinin të gjithë paraardhësit e tij:

Nuk mund të qeverisësh në Kosovë duke injoruar qëndrimet dhe kërkesat amerikane.

Në vizitën e dytë Kurti duhet t’ua ketë bërë të qartë amerikanëve se tanimë e ka kuptuar mirë leksionin në fjalë. Testi i parë provues për këtë ishte pardje në veriun e Kosovës.

Opozita vrapoi ta akuzojë Kurtin për moskoordinim me amerikanët.

Sot ambasadori amerikan doli e tha se çdo gjë ishte e koordinuar me zyrën e tij.

Pasojat e këtyre zhvillimeve janë të qarta: opozita nuk mund të llogaris edhe më tutje në raportet e ngrira midis Kurtit e Uashingtonit.

As në tregimin për antiamerikanizmin e tij.

Ajo duhet të kërkojë fusha të reja të opozitarizmit. Nëse veç është e interesuar për këtë punë.

Të fundit
Lajme të lidhura