26.9 C
Pristina
E hënë, 9 Shtator, 2024

Bie numri i nxënësve, tetë shkolla në Ferizaj rrezikojnë të mbyllen

- Advertisement -

Tetë shkolla në Ferizaj, në mungesë të nxënësve, pritet të mbyllen. Në Gërlicë, po për të njëjtat arsye, është mbyllur shkolla e cila kishte punuar për 40 vjet. Mësimdhënësit druajnë se mund të mbesin pa punë.

- Advertisement -

Shkollë me 2 paralele në fshatin Gërlicë të Ferizajt, në mungesë të nxënësve, është mbyllur pas 40 vitesh të funksionimit. Ata mësimin po e zhvillojnë në shkollën “Besim Rexhepi’ në Komogllavë.

Mësuesja Arta Gashi thotë se asaj dhe koleges tjetër pas mbylljes së paraleleve u rrezikohet vendi i punës.

- Advertisement -

“Është shumë e vështir për neve si mësimdhënës pasi që kemi përvojë 7 vjeçare në shkollën Gurrëz në Gërlicë dhe si zëvendësim është pak e vështirë dhe problematike”, tha ajo.

E nxënësit thonë se më mirë e kishin në shkollën e fshatit të tyre në Gërlicë.

“Mirëpo po ndihem, por në Gërlicë ka qenë më mirë se kam pas shoqërinë më të mirën”, tha Flandra Berisha, nxënëse.

- Advertisement -

Në Drejtorinë e Arsimit në Ferizaj thanë se në bazë të udhëzimeve administrative, janë 8 shkolla që rrezikojnë të mbyllen duke mos i specifikuar se cilat janë ato.

“Kemi shkolla që rrezikojnë të mbyllen edhe nga viti i ardhshëm por ne do të jemi në kontakt drejtorët e shkollave mësimdhënësit e atyre shkollave por shpeshherë po kemi kontakte edhe me banorët dhe qytetarët e atyre lokaliteteve sepse nuk po është e lehtë ajo çka po ndodh”, theksoi drejtori i Arsimit në Ferizaj, Afrim Llabjani.

Sfidë, sipas Drejtorisë së Arsimit në Ferizaj, mbetet sistemimi i mësimdhënësve në vazhdim të procesit mësimor./RTK/

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -