15.7 C
Pristina
Wednesday, September 28, 2022
- Advertisement -

Bie nga sistemi blloku A3, përkeqësohet situata e furnizimit me energji elektrike në Kosovë

KOSTT-i ka kërkuar sot nga KEDS që si pasojë e rënies nga sistemi të njësisë A3 të bëjë kufizime emergjente të energjisë elektrike.

Sipas KEDS, pas rënies së bllokut A3 të TC “Kosova A”, në Kosovë aktualisht të prodhohen më pak se 400 megavatë, që e bën situatën aspak të favorshme.

- Advertisement -

“Në ballafaqim me kufizime emergjente, do të jetë shumë e vështirë të njoftohen të gjithë konsumatorët në kohë, për çka kërkojmë mirëkuptimin e tyre”, thuhet në njoftim.

Aktualisht kufizimet janë dyorëshe por që të mos përkeqësohet tutje situata, KEDS kërkon nga konsumatorët kursim maksimal të energjisë elektrike.

“Në këto rrethana të vështira, duhet të veprojmë të bashkuar në mënyrë që ti kapërcejmë ato sa më. Së bashku mund t’i dalim!”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -