3.1C
Pristina
25 Shkurt, 2021 - 03:07

Biden telefonon kreun e NATO-s: Do të zbatojmë fort nenin 5, rritet presioni ndaj Rusisë (Video)

Presidenti i Amerikës, Joe Biden ka publikuar një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Në këtë bisedë presidenti i SHBA-së ka rikthyer politikën e SHBA-së për ta vlerësuar NATO-n si organizatën më të rëndësishme të sigurisë në botë, e cila nga Trump ishte zbehur, duke krijuar problemet e pagesës së 2%-shit si kusht për të vijuar aleancën

Biden ka deklaruar ndër të tjera se ai mbetet i përkushtuar për të zbatuar nenin 5 të traktatit të Atlantikut, që është edhe nyja gordiane e paktit të Aleancës së Atlantikut Verior.

Neni 5 thekson se nëse sulmohet një vend aleat, atëherë të gjithë vendet hyjnë në luftë për të mbrojtur vendin aleat. Deklarata e Biden, në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikon edhe në konfliktet e shpërthyera ndërmjet dy vendeve të NATO-s si Greqia dhe Turqia, për të bërë të mundur ndalimin e menjëhershëm të konfliktit.

Nga ana tjetër, riafirmimi i nenit 5 e bën Amerikën më të vendosur në përballjen ndaj Rusisë, përballë Ukrainës, e cila ka firmosur Partneritetin për Paqe e sipas të gjitha gjasave do të jetë së shpejti aleate e NATO-s.

Lindja e Ukrainës është thuajse e pushtuar nga ana e rusëve, e gjithashtu Krimeja që prej vitit 2014 është e pushtuar nga Rusia. Afirmimi i respektimit të Nenit 5 nga Biden, e përforcon linjën e SHBA për të forcuar pozicionin e saj kryesisht ndaj Rusisë në rajon.

Të fundit

Të tjera nga rubrika