4C
Pristina
20 Prill, 2021 - 09:17

Biden shpalli rikthimin e diplomacisë amerikane, por më pas hodhi bombat

Nga Trita Parsi, The Guardian

“Diplomacia është kthyer”, ishin këto fjalët e presidentit Joe Biden në Konferencën e Mynihut javën e kaluar.

Po nga ana tjetër po bombardon Sirinë. Biden ka pak më shumë se një muaj që ka marrë detyrën e presidentit, por ai tashmë ka urdhëruar fushatën e tij të parë bombarduese.

(Trump iu desh katër muaj për të bërë të njëjtën gjë.) Objektivi ishte Siria lindore e populluar nga milicia iranianë, si shenjë hakmarrje për sulmet me raketa kundër trupave amerikane në Irak më parë këtë muaj.

Me sa duket, Biden donte t’i sinjalizonte Iranit se do të paguante një çmim të rëndë nëse urdhëronte sulme kundër trupave amerikane, duke i bërë presion Uashingtonit për t’u rikthyer në marrëveshjen bërthamore të Iranit.

Por duke bombarduar Sirinë për këtë arsye, Biden dëshmoi se si dështimi për t’u bashkuar marrëveshjes bërthamore rrezikon sigurinë kombëtare të SHBA-së – programi bërthamor i Iranit vazhdon të përparojë ndërsa SHBA dhe Irani janë më afër se kurrë të një konfrontimi ushtarak.

Biden është i vetëdijshëm për çdo gjë. Ai i ktheu ata kundër Donald Trump vetëm disa muaj më parë. Zyrtarët e tij të lartë kanë kaluar vite duke kritikuar gjerësisht strategjinë e presionit maksimal të Trump.

Gjë që i bën vendimet e tij mbi Iranin në muajt e tij të parë të presidencës edhe më të vështirë. Ndërsa qëllimi i Biden për t’u kthyer në Planin e Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit (JCPOA) duket i padiskutueshëm, qëllimet e mira dhe strategjia e mirë nuk janë e njëjta gjë.

Në vend që të rikthejë diplomacinë, Biden duket se po rikthehet në modelet e vjetra, aty ku diplomacia është thjesht një parullë në politikat e përqendruara në detyrimin, dhe jo në diskutime të mirëfillta.

Sigurisht, pak dyshuan se ringjallja e JCPOA do të ishte pa sfida. Megjithatë, këto rrethana nuk shpjegojnë shumë për masat në dukje të panevojshme dhe kundër-produktive që administrata e Biden-it ka marrë ndaj JCPOA që nga marrja e detyrës.

Së pari, administrata vendosi në mënyrë të panevojshme të krijojë një përplasje publike nëse Irani apo SHBA do të duhet të ndërmarrin hapin e parë drejt ri-ngritjes së JCPOA.

Në vend që të bashkëpunojnë me kujdes me europianët për të hartuar një qasje që do të lejojë të dy palët të veprojnë njëkohësisht, për të shmangur një konflikt, zyrtarët e Biden në mënyrë të përsëritur bënë kërkesa publike që Irani të ndërmerrte hapin e parë -edhe pse ishte SHBA që u largua nga marrëveshja.

Kjo nuk do të funksionojë. Wendy Sherman, ish-negociatorja kryesore e Presidentit Barack Obama dhe zëvendës sekretarja e shtetit e zgjedhur nga Biden, tha në shtator të 2019 se ” do të ishte e shokuar nëse Irani do të pranonte një takim pa ndonjë lehtësim të sanksioneve “.

Sherman kishte të drejtë atëherë dhe pikërisht diçka e tillë po ndodh sot.

Edhe nëse Biden llogariti se një konfrontim i vogël publik mund t’i shërbente qëllimeve më të gjera të administratës, kjo nuk duhej të bëhej mbi një çështje ku SHBA nuk ka argumente bindëse morale dhe ligjore.

Së dyti, edhe para se të Biden të hidhte hapin e parë drejt diplomacisë, administrata e tij mesa duket kishte filluar një lojë jo-produktive që ka dëmtuar më tej atmosferën e një qasjeje pozitive për diplomacinë.

Edhe pse është SHBA, ajo që u largua nga marrëveshja ndërsa Irani është ende pjesë e saj. Ndërsa Irani ka zvogëluar detyrimet e tij në përputhje me nenin 36 të JCPOA , kjo është krejtësisht e ndryshme nga SHBA-ja që u largua nga marrëveshja dhe vendosi sanksione ndaj vendeve që kërkojnë t’i përmbahen marrëveshjes bërthamore.

Biden e ka deklaruar vazhdimisht se SHBA nuk është përgjegjëse për veprimet e administratës së Trump.

Amerika ka një president të ri tani. Si pasojë, është Irani ai që po gabon dhe jo Amerika.

E gjithë ajo që SHBA duhej të bëjë për të rifituar terrenin e moral ishte zgjedhja e një presidenti të ri – edhe pse presidenti i ri po vazhdon politikat e presidentit të vjetër. “Loja” se cili ka fajin ka prekur edhe Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike tani.

Raportet tregojnë se SHBA dhe BE po kërkojnë të dënojnë Iranin për mungesën e bashkëpunimit të tij me IAEA. Veprimet e Teheranit padyshim që janë të denja për t’u censuruar. Por përsëri, problemi është se SHBA ka braktisur të gjitha detyrimet e saj ndërsa Teherani ka hequr dorë nga disa prej tyre.

Nëse SHBA rikthehet në marrëveshje dhe Irani jo, dënimi do të ishte plotësisht i justifikuar. Por ta bësh diçka të tillë tani kur SHBA mbetet ende jashtë marrëveshjes është thjesht e pavlerë.

Nuk është as një mënyrë e zgjuar për të luajtur “lojën e fajit”. Edhe nëse SHBA arrin të fajësojë Iranin, pyetja që ngre dyshime është se cila është vlera e kësaj në këtë pikë.

Në këtë fazë të hershme të diplomacisë, palët duhet të arrijnë një kompromis dhe një të dialogojnë për bisedime të ardhshme. Ata duhet të demonstrojnë qëllimin dhe përkushtimin e tyre pozitiv për gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike.

Të luash lojën për të fajësuar dikë, është pika ku fillon përçarja midis vendeve dhe as nuk është një masë efektive për të vazhduar bisedimet.

Kjo është qasja e Biden në Teheran.

Çfarëdo avantazhi që Biden mendon se do të fitojë përmes sinjalizimit ushtarak në Siri dhe duke luajtur një lojë të tillë në media, nëse saboton atë që është ndoshta mundësia përfundimtare për të ringjallur një marrëveshje që është kritike për sigurinë kombëtare të SHBA-së, atëherë Biden mund të arrijë pa dashje atë që Trump nuk mundi: shkatërrimin e arritjeve kryesore të politikës së jashtme të Obamës.

Të fundit

Të tjera nga rubrika

Hapësirë reklamuese