14.4 C
Pristina
Tuesday, September 27, 2022
- Advertisement -

Biden do t’i shesë Erdoganit “bishat” Iuftarake, gazetari: Turqia mund t’i përdorë për të kërcënuar Greqinë dhe Armeninë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka marrë kritika të ashpra nga redaktori i gazetës “Washington Examiner” për iniciativën e tij për t’i shitur Turqisë avionë Iuftarakë F-16.

Nëpërmjet një artikulli redaktori kritikon qëllimin e administratës së Bidenit për t’u shitur armë vendeve që punojnë kundër interesave të SHBA-ve dhe që sipas tij nxitin TERR0RlZEM.

- Advertisement -

Në veçanti artikulli i referohet Turqisë dhe Pakistanit.

Sipas artikullit presidenti turk po kërkon para ruse për të financuar fushatën e tij për zgjedhjet e ardhshme në Turqi.

“Turqia ka më shumë gjasa të përdorë F-16 për të kërcënuar Greqinë ose Armeninë”, shkruhet në Artikull.

- Advertisement -

Shitja e pajisjeve ushtarake Turqisë ka pasoja më të mëdha, vazhdon artikulli.

Ndërsa Turqia po kalon periudhë tranzicioni, ka shumë më tepër gjasa të përdorë F-16 për të kërcënuar Greqinë ose Armeninë sesa për të mbrojtur NATO-n kundër rusëve që janë partnerët e saj ekonomikë, ndërkohë që SHBA-të që ofrojnë ekspertizë ushtarake për Turqinë ose Pakistanin është sikur ta japin indirekt këtë njohuri. -si në Moskë apo Pekin, theksohet.

Kohët e fundit ka pasur një shtim të tensioneve mes dy shteteve, ku një varkë peshkimi turke u qëllua nga rojet bregdetare greke si edhe pati raportime se raketat S-300 të Greqisë në Kretë mbajtën në shënjestër për disa minuta avionët turq në Egje.

- Advertisement -

Turqit kërkojnë nga Greqia demilitarizimin e ishujve përballë tokës turke duke iu referuar marrëveshjeve ndërkombëtare, ndërsa së fundmi grekët janë armatosur rëndë përballë kërcënimeve të fqinjëve për luftë.

Situata duket serioze, aq sa ekspertët e sigurisë theksojnë se një luftë Greqi-Turqi është e pashmangshme dhe ajo do të ndodhë shumë shpejt.

Një faktor tjetër që vlerësohet nga ekspertët si shkaku që mund të ndezë zjarrin nga ana turke lidhet me faktin se Turqia do të shkojë në zgjedhje në pranverën e ardhshme dhe partia në pushtet nuk i ka aspak punët mirë për shkak të korrupsionit masiv dhe çmimeve të larta. Kështu, sipas tyre, mund të kërkohet nxitja e një problemi të jashtëm për të harruar problemet e brendshme.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -